Fuat Vesho

fuat-vesho

58253_530931256940629_1401680717_n

Fuat Vesho është 40 vjeç, fermer, jeton me gruan dhe dy fëmijët e tij në Goriçan, fshat në qarkun e Beratit. Pasi emigroi dhe kaloi disa vite në Greqi, në 2007 vendosi të kthehet në Shqipëri, me një shumë të vogël parash të kursyera.

Fuati iu bashkua Shoqërisë së Kursim Kreditit në vitin 2008 dhe iu akordua huaja e parë prej 3,600€. Kjo kredi e lejoi Fuatin të blejë fara, pompa uji si dhe pesticide për të filluar ndërtimin dhe mbjelljen në një hapësirë 15000 metra katrorë të një sere. Si fillim prodhimi shërbeu kryesisht për të ndihmuar në konsumin e përditshëm familjar, por dicka e vogël mbeti mënjanë për t’u shitur në merkatën e fshatit. Edhe pse me të ardhura të vogla, Fuati mundi të ripaguajë huanë e marrë pa vështirësi. Ai filloi të shesë shumicën e prodhimit të tij dhe fitoi mjaftueshëm sa për të zgjeruar aktivitetin, me një fokus të qartë në një plan afatgjatë. Fuati aplikoi për një hua të dytë me qëllim marrjen me qera dhe zhvillimin e 2000 metrave katrorë.