Strukturat Drejtuese
Në bazë të Ligjit “Për shoqëritë e kursim-kreditit dhe Unionet e tyre” organet drejtuese të SHKK-së janë:
Asambleja e Përgjithshme
Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë e vendimarrës i SHKK-së. Ajo thirret nga Këshilli Drejtues jo më pak se një herë në vit nga dhe vendimet e saj janë të detyrueshme për anëtarët.
Kompetencat e Asamblese se Pergjithshme:
- Administrimi dhe drejtimi i veprimtarise së SHKK-së
- Zgjedhja e Keshillit Drejtues
- Miratimi e ndryshimi i Statutit dhe rregulloreve të SHKK-së
- Miratimi i rezultateve financiare vjetore dhe projekt buxhetit
- Miratimi i raporteve të drejtimit të SHKK-së
- Marrja e vendimeve për të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme
Keshilli Drejtues
Këshilli Drejtues i Unionit zgjidhet me votim të fshehtë nga Asambleja e Përgjithshme e SHKK-së, nga radhët e anëtarëve. Ai është organ ekzekutiv i SHKK-së dhe përbëhet prej jo më pak se 9 persona, për një periudhë të përcaktuar në aktet e brendshme rregullative. Bordi Drejtues zgjedh kryetarin e tij dhe zëvendës kryetarin.
Komiteti i Kontrollit
Komiteti Kontrollit është organ i kontrollit të SHKK-së mbi veprimtarine financiare dhe administrative. Objekti i tij, është të mbikqyrë të gjitha veprimet financiare të kryera, të sigurohet që bordi drejtues të marrë vendime sipas statutit dhe sipas vendimeve të Asamblesë së Pergjithshme.
Profili menaxherial