I/e nderuar anëtar,
Bazuar në ligjin nr.4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, sipas Standardit të Përbashkët të Rportimit – CRS, jeni të lutur të paraqiteni në një nga degët tona të SHKK-së për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat tuaja personale tatimore, brenda datës 15/07/2020.
Gjithashtu ju njoftojmë se Formularin e Vetëdeklarimit mund ta shkarkoni këtu dhe mund të na e dërgoni nëpërmjet postës, në një nga degët tona, adresat e të cilave i gjeni në faqen tonë të internetit.
Për më shumë detaje rreth kërkesave të këtij ligji, mund të shkarkoni dokumentin në këtë link.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Shoqëria e Kursim Kreditit UniFin