Engjellushe Spada

engjellushja

foto puneve engjellusheEngjellushe Spada eshte 43 vjec e lindur ne Shkoder dhe banuese ne Durres. E martuar, me dy femije, familja kishte te ardhura te vogla me burim pagen e bashkshortit  nderkohe qe kerkesat e familjes vinin ne rritje. Pasionin e saj te kahershem, qendisjen Engjellushja e kish kthyer ne profesion te cilin e ushtrinte sporadikisht vetem ne te njohurit e saj, ne pamundesi per blere mjetet e nevojshme e per te krijuar nje aktivitet te mirefillte qendisje.eshtu ne ne Nentor te vitit 2014, Engjellushja u afrua prane SHKK-se se deges se Durresit dhe teksa u njoh me natyren e SHKK-se dhe kuptoi deshiren e mire per ta ndihmuar si dhe lehtesine e marrjes se nje kredie, nuk nguroi te anetaresohej duke perqafuar vlerat e SHKK-se e duke marre keshtu ne dore jeten dhe familjen e saj.

Me ane te kredise se pare prej 400 mije leksh, Engjellushja mundi te blinte lenden e pare per qendistarine. Duke pare se kete hua, me ane te kesteve te vogla, arriti ta shlyeje ne kohe, atehere kerkoi nje kredi te dyte me qellim blerjen e nje makine moderne qepese.

Dalengadale klientet u shtuan dhe ne saje te ketyre hapave te nderrmara nga Engjelllushja si dhe mundit dhe zotesise se saj, biznesi i vogel u shperblye me se miri. Aktiviteti qe ushtron eshte i lodhshem por te fal shume kenaqesi, pohon Engjellushja vete. Klientet e pelqejne punen e zonjave qe qendisin dhe vleresojne faktin qe kjo pune eshte teresisht artizanale.

Tashme Engjellushja e ushtron aktivitetin e saj ne nje vend te mirepozicionuar ne qytet dhe ka punesuar dhe njerez te tjere.

Punet e saj nuk jane vetem teknike por dhe artistike dhe pasioni me te cilin punon e kane ndihmuar edhe ne raklamimin e ketij aktiviteti, frytet e te cilit ia kane bere jeten me te bukur Engjellushes dhe familjes se saj.

I/e nderuar anëtar,
Bazuar në ligjin nr.4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, sipas Standardit të Përbashkët të Rportimit – CRS, jeni të lutur të paraqiteni në një nga degët tona të SHKK-së për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat tuaja personale tatimore, brenda datës 15/07/2020.
Gjithashtu ju njoftojmë se Formularin e Vetëdeklarimit mund ta shkarkoni këtu
dhe mund të na e dërgoni nëpërmjet postës, në një nga degët tona, adresat e të cilave i gjeni në faqen tonë të internetit.

Për më shumë detaje rreth kërkesave të këtij ligji, mund të shkarkoni dokumentin
 në këtë link.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Shoqëria e Kursim Kreditit UniFin

Untitled-1-01