UniFin u ftua të prezantojë SHKK-në e saj pranë aktivitetit të radhës organizuar nga Urdhri i Infermierëve në disa zona të Shqipërisë si Vlorë, Pogradec, Berat dhe Lushnje.
Konferenca e Profesionistëve të Shëndetësisë u organizua në kuadër të rritjes profesionale të Inferimerëve dhe Mamive.
Gjatë kësaj konference, ashtu si ne shumë aktivitete të tjera të të njëjtit lloj, UniFin prezantoi një nga platformat e saj të cilat në mënyrë të personalizuar, i vijne në ndihmë grupimeve të ndryshme profesionale, siç janë në këtë rast punonjësit e shëndetësisë.
Ne në UniFin, e dimë se sa e dobishme për secilin nga anëtarët tanë është të shkojmë drejt tyre duke personalizuar produktet dhe ofertat tona, në mënyrë që të sjellim një vlerë të shtuar, me profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim, duke kontribuar kështu në të gjithë komunitetet ku eventualisht secili prej nesh është pjesë.