Për ne, ecuria e Institucionit drejt një menaxhimi më të mirë së brendshmi si dhe forcimi i marrëdhënieve me anëtarët tanë drejt shërbimeve sa më të përshtatshme dhe cilësore, mbetet prioritet thelbësor. Në këtë kuadër, në tetor të këtij viti organizuam disa workshop-e me qëllim hartimin e Planit tonë Strategjik 2016-2020.
Që prej vitit 1996, qendra e fokusit tonë janë anëtarët. Së shpejti nëpërmjet një plani të qarte, ambicioz dhe të realizueshëm do të arrijmë sëbashku objektivat në funksion të përmbushjes së misionit të Institucionit, atë të plotësimit të nevojave financiare të anëtarëve me profesionalizëm dhe përkushtim, me parim udheheqës bashkpunimin dhe ndihmën reciproke.