Të nderuar anëtarë,
Të gjithë ne jemi duke kaluar një kohë sfiduese, të pazakontë, me shumë dyshime, pasiguri dhe shqetësime që na i solli Covid-19.
Të gjithë së bashku urojmë që ta kalojmë sa më shpejt e kështu t’ia dalim.
UniFin edhe një herë do të mobilizohet që të tregojë se mbi të gjitha ne jemi krijuar dhe bashkuar për të ndihmuar dhe gjendur njeri-tjetrit pranë në çdo kohë.
Ashtu si gjithmonë Shkk UniFin, edhe gjatë kësaj krize, do të jetë në gatishmëri për t’ju ndihmuar. Në degët dhe Zyrën Qendrore të UniFin do të gjeni një vesh dëgjues, një zë sigurues dhe do të keni të bëni me dikë që do të bëjë atë që mundet për t’ju siguruar mbështetjen që ju nevojitet.
UniFin vijon punën në shërbim të anëtarëve çdo ditë nga e hëna në të premte. Nga dita e martë, datë 14.04.2020, shërbimi do të ofrohet në orarin
8.30 – 14.30, ndërkohe që i kemi marrë të gjitha masat për ruajtjen e shëndetit të stafit dhe anëtarëve, duke zbatuar në mënyrë rigoroze Vendimet e Qeverisë dhe Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësië për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19. Ne do të bëjmë maksimumin tonë, që të vazhdojmë t’ju gjendemi pranë, duke ju shërbyer brenda mundësive edhe në këto kohë të vështira.
Ne inkurajojmë çdo anëtar që të kufizojë sa të mundet paraqitjen në degë duke komunikuar me UniFin nëpërmjet:
• Telefonit – numrat e kontaktit të çdo dege gjenden në faqen tonë të internetit: https://www.unifin.al/rrjeti-i-degeve/
• Emailit – ju mund të na shkruani në çdo kohë në adresën e emailit contact@unionijehona.org dhe ne do t’ju përgjigjemi çdo pyetje tuajës.
• Rrjeteve sociale – ju mund të na shkruani në faqet tona të rrjeteve sociale Facebook, Instagram, Twitter.
Në rastet e paraqitjes së domosdoshme në degët e UniFin, për të siguruar shëndetin tuaj dhe të stafit tonë, shërbimi do të sigurohet:
• në çdo kohë në ambjentet e degës do të shërbehet jo më shumë se 1 anëtar;
• anëtarët shoqërues të familjes, të cilët nuk do kryejnë veprime në degë do t’ju kërkohet të presin jashtë zyrës;
• anëtarët e tjerë janë të lutur të presin për shërbim jashtë degës, duke respektuar distancën prej 1.5 m – 2 m nga njeri-tjetri;
Lidhur me pagesën e kësteve të kredive, kredimarrësit mund t’i bëjnë pagesat në llogaritë bankare të UniFin pranë bankave Raiffeisen Bank, BKT, Credins Bank, Tirana Bank, OTP , dhe Fi Bank. Gjithashtu në oraret e shërbimit pagesat e kredive mund të bëhen edhe tek degët e UniFin.
Inkurajojmë dhe rekomandojmë për të gjithë kredimarrësit që kanë mundësi të kryejnë pagesa on-line në këto banka ta përdorin këtë mundësi duke evituar vizitën në degë.
UniFin është gjithmonë e gatshme të përgjgijet për nevojat tuaja, lidhur me kredimarrësit që kanë vështirësi / pamundësi në pagesën e këstit të kredisë për shkak të situatës së krijuar nga COVID -19. Ju lutem kontaktoni me degën tuaj të UniFin, për të marrë udhëzimet e duhura për të gjetur së bashku zgjidhjen më të mirë dhe të përshtatshme.
Të gjithë depozituesit e UniFin, të cilëve iu maturohet depozita gjatë kësaj periudhe, me përjashtim të rasteve kur për nevoja urgjente likuiditeti do kërkojnë tërheqjen e depozitës, nuk kanë nevojë të paraqiten tek degët e UniFin, pasi ne do i riinvestojmë interesat e depozitës ekzistuese dhe do e rinovojme depozitën me afat sipas kushteve aktuale të UniFin. Për këtë, stafi i degës së UniFin do njoftojë depozituesin me telefon dhe / ose SMS.
Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin tuaj!
Me besimin se të gjithë së bashku do ia dalim kësaj sfide, ju kërkojmë të bëni sa më shumë kujdes dhe të ruani veten e familjarët tuaj!
Manaxhimi i SHKK UniFin
#QendroniNëShëpi
#BashkeDoIaDalim