I Nderuar Anëtar,
Shoqëria e Kursim Kreditit UniFin, ju njofton mbi ndryshimin e kushteve të punës për llogaritë e depozitës pa afat.
Në datën 12.01.2017, Bordi i Anëtarëve, miratoi minimumin e balancës së nevojshme për llogaritë individuale.
Ju bëjmë me dije se minimumet e balances së nevojshme, u vendosën si mëposhtë:
• 200 lekë për llogaritë në lekë,
• 2 euro për llogaritë në euro
• 2 dollarë për llogaritë në dollarë.
Me anë të këtij publikimi ju njoftojmë se nëse llogaria juaj është nën shumën minimale të nevojshme atëherë Ju keni një afat 15 ditor, deri në datën 29 Janar 2017, të paraqiteni pranë degës së SHKK-së më të afërt ndaj vendbanimit tuaj dhe të bëni plotësimin e minimumit të balancës së nevojshme.
Në rast mos paraqitjeje brenda afatit të caktuar, llogaria juaj prane SHKK-së do të konsiderohet e mbyllur.
Faleminderit për besimin tuaj,
Ju mirëpresim,
Administratori