Të dashur anëtarë,
Së pari urojmë që situatën e krijuar ta kaloni në shëndet të plotë ju dhe familjarët tuaj.
Shoqëria e Kursim Kreditit dëshiron t’ju qendrojë afër nëpërmjet të gjitha mënyrave në një moment ku solidariteti është kthyer në vlerë universale.
Prandaj, duke u bazuar edhe ne udhëzimin e Bankës së Shqipërisë, datë 12.03.2020, për një ndryshim në rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”, Shoqëria e Kursim Kreditit Unifin ka vendosur të ndërmarrë masa lehtësuese karshi anëtarëve te saj të cilët gjenden në vështirësi apo e kanë të pamundur përmbushjen e deyrimeve kontraktuale si pasojë e situatës egzistuese.
Mundësojmë shtyrjen e afatit të pagesës së këstit të huasë deri në tre muaj, pa ushtruar asnjë penalitet për periudhën në fjalë.
Ftojmë të gjithë anëtarët që të na kontaktojnë në degët e tyre respektive: https://www.unifin.al/rrjeti-i-degeve/
ose
ju ftojmë të plotësoni formularin e mëposhtëm :
https://www.unifin.al/kerkese-per-shryrje-afati/
Për të gjithë anëtarët të cilët nuk preken nga situata financiare, do të vazhdojnë shlyerjen e detyrimeve të tyre normalisht, sipas marrëdhënies kontraktuale.
Mbetemi në kontakt të vazhdueshëm me Bankën e Shqipërisë për udhëzime të mëtejshme.
Urojmë ta kalojmë sa më qetë këtë situatë sëbashku,
Këtu për ju e me ju,
Shoqëria e Kursim Kreditit UniFin