Kristaq Janko, sot 53 vjeç, është një nga anëtarët më të vjetër të Shoqërisë së Kursim Kreditit. Ai jeton në Divjakë, një fshat i angazhuar në Bujqësi. Ashtu sikurse shumë të rinj të tjerë, Kristaqi emigroi në itali për një jetë më të mirë. Në shtetin fqinj, Kristaqi punoi në sektorin fermer për një vit dhe pasi fitoi eksperiencë në këtë sector vendosi të kthehet dhe të fillojë të njëjtin aktivitet në fshatin e tij, në Divjakë.
Ai investoi në blerjen e një traktori. Kjo ishte hera e parë kur kristaqi u njoh me Shoqërinë e Kursim Kreditit ecila i lejoi të merrte një hua pë të plotësuar shumën e nevojshme për blerjen ë një trtaktori. Si fillim huaja e akroduar qe e një shume te vogël prej 2150 Eurosh, në korrik 2004, të cilën ai mundi ta ripaguajë për një vit. Pas kësaj Kristaqi aplikoi për kredi të tjera, të cilat i përdori për të blerë fara, pompa uji dhe pesticide.
Pas njëfarë kohe Kristaqi gradualisht filloi ta rrisë aktivitetin e tij, duke rritur sipërfaqen e punuar, duke marrë me qera toka të reja etj. Biznesi po ecte shumë mirë, kështu që ai mundi të ripaguajë kreditë në kohë ose edhe më para nga afati i përcaktuar. Duke pasuar këtë aktivitet të suksesshëm, në korrik 2008, Kristaqi mundi të hapte një depozitë me afat në Shoqërinë e Kursim Kreditit të një shume prej 4300 Eurosh. Sot, shumica e prodhimit eksportohet në vendet fqinj dhe situate ekonomike e familjes së tij është rritur ndjeshëm.
Përpos të qenit një anëtar i devotshëm i Shoqërisë së Kursim Kreditit, Kristaqi dha një shembull të mirë te të gjithë fermerët e tjerë duke i rekomanduar dhe ata të anëtarësohen në SHKK.
Kristaqi është shumë mirënjohës ndaj SHKK-së dhe pohon se: “SHKK-ja ka përmirësuar jetën time, më ka ndihmuar mua dhe familjen time që të kemi një standard më të mirë jetese. Tani kam një shëtpi 3-katëshe, një traktor, një makinë, një motor dhe falenderoj pa mase SHKK-në e cila moi pjesë në realizimin e gjithë kësaj…”