Strukturat Drejtuese

Në bazë të Ligjit “Për shoqëritë e kursim-kreditit dhe Unionet e tyre” organet drejtuese të SHKK-së janë:

Asambleja e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë e vendimarrës i SHKK-së. Ajo thirret nga Këshilli Drejtues jo më pak se një herë në vit nga  dhe vendimet e saj janë të detyrueshme për anëtarët.

Kompetencat e Asamblese se Pergjithshme:

  • Administrimi dhe drejtimi i veprimtarise së SHKK-së
  • Zgjedhja e Keshillit Drejtues
  • Miratimi e ndryshimi i Statutit dhe rregulloreve të SHKK-së
  • Miratimi i rezultateve financiare vjetore dhe projekt buxhetit
  • Miratimi i raporteve të drejtimit të SHKK-së
  • Marrja e vendimeve për të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme

Keshilli Drejtues

Këshilli Drejtues i Unionit  zgjidhet me votim të fshehtë nga Asambleja e Përgjithshme e SHKK-së, nga radhët e anëtarëve. Ai  është organ ekzekutiv i SHKK-së dhe përbëhet prej jo më pak se 9 persona, për një periudhë të përcaktuar në aktet e brendshme rregullative. Bordi Drejtues zgjedh kryetarin e tij dhe zëvendës kryetarin.

Komiteti i Kontrollit

Komiteti Kontrollit  është organ i kontrollit të SHKK-së mbi veprimtarine financiare dhe administrative. Objekti i tij,  është të mbikqyrë të gjitha veprimet financiare të kryera, të sigurohet që bordi drejtues të marrë vendime sipas statutit dhe sipas vendimeve të Asamblesë së Pergjithshme.

Profili menaxherial