Si të menaxhoni buxhetin familjar

composite of couple hands holding family graphic

composite of couple hands holding family graphic

Mënyra më e mirë për të marrë ndihmë financiare është të kuptosh siç duhet financat personale. Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është nëpërmjet një analize të detajuar të zakoneve të të shpenzuarit të përditshëm si dhe krijimi i një buxheti. Një buxhet është praktikisht deklarata juaj e të ardhurave dhe jo vetëm që ju ndihmon të matni dhe të përcaktoni sasinë e shpenzimeve tuaja, por gjithashtu luan një rol thelbësor në kuptimin e financave tuaja.

Hapi I
Mblidhje te gjitha shpenzimet fikse te familjes. Shpenzimet fikse përfshijnë: faturat e dritave, shërbimet komunale, kabllori, fatura e internetit dhe fatura e telefonit.

Hapi II
Mblidhni te gjitha faturat dhe shpenzimet, te cilat mund te jene: ushqimet, kurset sportive për fëmijët, shpenzime argëtuese ne fundjave, shpenzimet e arsimit dhe pagesat e kartës se kreditit. Përfshini gjithçka qe ju keni shpenzuar ne muajin e fundit.

Hapi III
Shikoni me vëmendje listën dhe shikoni se cilat shpenzime janë te domosdoshme dhe cilat shpenzime mund te kurseni për muajit ne vazhdim

Hapi IV
Krijoni një buxhet duke shtuar shpenzimet e caktuara ne te. Këto shpenzime e nevojshme mund te vendosen nen shpenzimet fikse. Çdo gjë mbi ketë kufi duhet te vendoset si shpenzim fleksibel.

Hapi V
Zbrisni shpenzimet fikse nga te ardhurat e përgjithshme te familjes. Mënjanoni një sasi parash çdo muaj për te paguar borxhet dhe te hapni një llogari kursimi. Zbrisni borxhin dhe sasinë e kursimeve nga shuma e mbetur.

Hapi VI
Ruani paratë e mbetura për shpenzimet fleksibël. Shpenzimet te paparashikuara mund te keni çdo muaj dhe mund te përfshijnë : riparimin e makinës, shpenzime mjekësore, festa e ditëlindjes, udhëtime emergjente, dhuratat, demet e shtëpisë si dhe pushime ne fundjave me familjen.