Njoftim për anëtarët!

njoftim per anetaret

I Nderuar Anëtar,

Shoqëria e Kursim Kreditit UniFin, ju njofton mbi ndryshimin e kushteve të punës për llogaritë e depozitës pa afat.

Në datën 12.01.2017, Bordi i Anëtarëve, miratoi minimumin e balancës së nevojshme për llogaritë individuale.

Ju bëjmë me dije se minimumet e balances së nevojshme, u vendosën si mëposhtë:
200 lekë për llogaritë në lekë,
2 euro për llogaritë në euro
2 dollarë për llogaritë në dollarë.

Me anë të këtij publikimi ju njoftojmë se nëse llogaria juaj është nën shumën minimale të nevojshme atëherë Ju keni një afat 15 ditor, deri në datën 29 Janar 2017, të paraqiteni pranë degës së SHKK-së më të afërt ndaj vendbanimit tuaj dhe të bëni plotësimin e minimumit të balancës së nevojshme.
Në rast mos paraqitjeje brenda afatit të caktuar, llogaria juaj prane SHKK-së do të konsiderohet e mbyllur.

Faleminderit për besimin tuaj,

Ju mirëpresim,

Administratori

I/e nderuar anëtar,
Bazuar në ligjin nr.4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, sipas Standardit të Përbashkët të Rportimit – CRS, jeni të lutur të paraqiteni në një nga degët tona të SHKK-së për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat tuaja personale tatimore, brenda datës 15/07/2020.
Gjithashtu ju njoftojmë se Formularin e Vetëdeklarimit mund ta shkarkoni këtu
dhe mund të na e dërgoni nëpërmjet postës, në një nga degët tona, adresat e të cilave i gjeni në faqen tonë të internetit.

Për më shumë detaje rreth kërkesave të këtij ligji, mund të shkarkoni dokumentin
 në këtë link.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Shoqëria e Kursim Kreditit UniFin

Untitled-1-01