Kush jemi

Shoqëria e kursim Kreditit “UniFin” është një Institucion Financiar, i liçensuar nga Banka e Shqipërisë, i specializuar në dhënien e mikrokredive dhe mbajtjen e depozitave. UniFin është një Institucion jofitimprurës i cili ka për qëllim përmbushjen e nevojave financiare të anëtarëve të saj në kredi dhe depozita duke dhënë kështu një kontribut të qëndrueshëm në zhvillimin e vendit.

Që prej vitit 1996, ne kemi qenë bashkudhëtarë të fermerëve, tregtarëve, personave të thjeshtë apo komuniteteve të ndryshme profesionale në Shqipëri, të cilë pasi kanë përqafuar vlerat dhe vizionin tonë, kanë gjetur te ne mbështetjen dhe përkushtimin e nevojshëm të personalizuar dhe gjithpërfshirës.

UniFin i gjen fillesat e saj që prej vitit 1996, i nisur si një projekt pilot i Fondacionit të lidhjes Irlandeze të Unioneve të kreditit dhe Komunitetit Europian, i mbështetur nga një konsorcium Organizatash Jo-qeveritare.

Në Maj të vitit 2002 u krijua Unioni Jehona, një formë organizimi e cila bazohet në bashkimin vullnetar të Shoqërive të Kursim Kreditit mbi bazën e ligjit për Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe licensuar nga Banka e Shqipërisë.

Shoqëria e kursim Kreditit “UniFin” u krijua në shtator të vitit 2016 nga transferimi i Unionit “Jehona” në një formë të re organizimi ligjor i cili do t’i japë më shumë hapësirë zhvillimit administrativ dhe një menaxhimi më të mirë të Shoqërisë duke lehtësuar procedurat ndërvepruese me anëtarët e saj për një shërbim sa më optimal.

 

 

Cfarë është Shoqëria e Kursim Kreditit?

Shoqëria e Kursim Kreditit është një grup njerëzish të cilët kursejnë sëbashku dhe i japin hua njeri tjetrit brenda një komuniteti të caktuar me norma i interesi shumë të arsyeshme. Shoqëria e Kursim Kreditit i ofron anëtarëve të saj mundësinë e të paturit nën kontroll financat e veta duke shfrytëzuar kursimet e përbashkëta në funksion të gjithsecilit. Kursimet e vazhdueshme të grumbulluara gjenerojnë përfitime për anëtarët e SHKK.

Shoqëria e Kursim Kreditit është në pronësinë e anëtarëve të saj, njerez si ty, të cilët kursejnë dhe marrin hua nga këto kursime. Si anëtar, ti do të marrësh një dividend mbi kursimet e tua dhe do të kesh akses në marrjen e kredive me interesat më të mira në treg.

Cilat janë pëërfitimet e një Shoqërie Kursim Krediti?

Ndryshimi më i madh mes Shoqërisë së Kursim Kreditit dhe cdo Institucioni tjetër është se në rastin e parë, pronësia e SHKK-së i përket pikërisht anëtarëve të saj.

Filozofia e këtij modeli financiar, kudo nëpër botë, ka qenë ai i të parit të gjërave ndryshe.

Shoqëria e Kursim Kreditit, ndryshe nga çdo Institucion tjetër, nuk ka për qëllim fitimin por përmbushjen e nevojave financiare të anëtarëve të saj.