Seminar mbi Performancën Sociale

social-performance-1

Me mbështetjen e Fondit për Performancën Sociale (SP Fund 3) financuar nga Ford Foundation dhe menaxhuar nga MFC (Qendra e Mikrofinancës në Poloni), ne në NewCred organizuam disa takime me stafin tonë, me qëllim marrjen e një vlerësim të nivelit të performancës sociale të Istitucionit.
Objektivat e këtij auditi, të ndërmarrë nga Znj. Cécile Lapenu, Drejtore Ekzekutive e Cerise, renditen si mëposhtë:
Misioni ynë është t’i ofrojmë shërbime të plota financiare anëtarëve tanë, me profesionalizëm dhe përkushtim ndaj gjithsecilit, duke funksionuar si institucion jo fitimprurës me parim udheheqës bashkpunimin dhe ndihmën reciproke.
Në këtë kuadër si dhe për të përmbushur misionin tonë më së miri, ne kërkuam që:
– Të zhvillojmë menaxhimin e performacës sociale duke marrë në fokus anëtarët dhe stafin tonë, si pjesë integrale e planit strategjik.
– Të ndërgjegjësojmë Bordin e Drejtorëve dhe stafin mbi konceptet e menaxhimit të performancës sociale për ti vënë më pas në praktikë duke përdorur një mjet specifik lidhur me këtë cështje siç është SPI 4.
– Të vlerësojmë nivelin aktual të menaxhimit të performancës sociale dhe të vendosim mbi ndërtimin e një plani veprimi për përmirësimin e praktikave të deritanishme.
Ndërmarrja e këtyre hapave do na ndihmojë në rritjen e nivelit të shërbimit ndaj anëtarëve. Do të ndihmojë anëtarët dhe do të mundësojë produkte më të mira, një përkujdesje më të mirë ndaj anëtarëve si dhe një pjesmarrje më aktive të anëtarëve në Institucion.
Gjithashtu, ky vlerësim e ndihmon NewCred të bëhet pjesë e komunitetit ndërkombëtar të mikrofinancës si dhe të ndërtojë marrëdhënie afatgjata me partnerët e saj.

 

I/e nderuar anëtar,
Bazuar në ligjin nr.4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, sipas Standardit të Përbashkët të Rportimit – CRS, jeni të lutur të paraqiteni në një nga degët tona të SHKK-së për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat tuaja personale tatimore, brenda datës 15/07/2020.
Gjithashtu ju njoftojmë se Formularin e Vetëdeklarimit mund ta shkarkoni këtu
dhe mund të na e dërgoni nëpërmjet postës, në një nga degët tona, adresat e të cilave i gjeni në faqen tonë të internetit.

Për më shumë detaje rreth kërkesave të këtij ligji, mund të shkarkoni dokumentin
 në këtë link.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Shoqëria e Kursim Kreditit UniFin

Untitled-1-01