Plani Strategjik 2016-2020

14445629_10153952203008479_193097806_n

Për ne, ecuria e Institucionit drejt një menaxhimi më të mirë së brendshmi si dhe forcimi i marrëdhënieve me anëtarët tanë drejt shërbimeve sa më të përshtatshme dhe cilësore, mbetet prioritet thelbësor. Në këtë kuadër, në tetor të këtij viti organizuam disa workshop-e me qëllim hartimin e Planit tonë Strategjik 2016-2020.

Që prej vitit 1996, qendra e fokusit tonë janë anëtarët. Së shpejti nëpërmjet një plani të qarte, ambicioz dhe të realizueshëm do të arrijmë sëbashku objektivat në funksion të përmbushjes së misionit të Institucionit, atë të plotësimit të nevojave financiare të anëtarëve me profesionalizëm dhe përkushtim, me parim udheheqës bashkpunimin dhe ndihmën reciproke.

14384051_10153952202688479_259378840_n
14331634_10153952203033479_826008028_n
I/e nderuar anëtar,
Bazuar në ligjin nr.4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, sipas Standardit të Përbashkët të Rportimit – CRS, jeni të lutur të paraqiteni në një nga degët tona të SHKK-së për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat tuaja personale tatimore, brenda datës 15/07/2020.
Gjithashtu ju njoftojmë se Formularin e Vetëdeklarimit mund ta shkarkoni këtu
dhe mund të na e dërgoni nëpërmjet postës, në një nga degët tona, adresat e të cilave i gjeni në faqen tonë të internetit.

Për më shumë detaje rreth kërkesave të këtij ligji, mund të shkarkoni dokumentin
 në këtë link.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Shoqëria e Kursim Kreditit UniFin

Untitled-1-01