Petit Lala

petit-lala

petit-lala-member-of-haba-credit-union-working-in-his-farmPetit Lala jeton me gruan dhe dy fëmijët e tij në Divjakë. Ai është 50 vjec, fermer, dhe më parë punonte në sektorin e agrikulturës. Aktualisht Petiti është anëtar i Shoqërisë së Kursim Kreditit UniFin. Petiti është një nga anëtarët më të vjetër.
Historikisht bujqësia ka qenë një nga sektorët më të mëdhenj duke zënë një vend të madh në punësimin e qytetarëve. Pas shëmbjes së regjimit komunist, Petiti, një fermer ende i ri, 28 vjec, u la krejt pa punë dhe pa asnjë mundësi. Kolapsi i kooperativave bujqësire la një vakum në vend. Ky vakum kontribuoi në mënyrë të rëndësishme në papunësinë dhe të ardhuratg e pakta. Nën kushte të tilla, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, Petit vendosi të emigrojë në Greqi, në kërkim të një jete më të mirë.
Edhe pse plot energji dhe ëndrra për të ardhmen, ai nuk kishte eksperiencë dhe nuk ishte ende gati për sfidat që e prisnin. Kështu Petitit iu desh të përballej me shumë vështirësi deri sa mundi të gjejë një punë për të suportuar veten dhe familjen e tij.
Pasi shpenzoi disa vite si punëtor në vendin fqinj, Petiti u ndërgjegjësua akoma më shumë se kjo nuk ishte tamam jeta që ai kishte imagjinuar e ëndërruar sidomos duke konsideruar dhe faktin që e ardhmja e tij mbetej krejt e pasigurt. Për këto arsye, në 2004, Petiti vendosi të kthehet në Shqipëri, sëbashku me një shumë të vogël kursimesh.
Familja e tij kish përfituar nga Ligji mbi Pronat dhe kështu mundën të fitonin një parcel toke nga Qeveria Shqiptare. Por kursimet e tij nuk ishin të mjaftueshme për të zhvilluar tokën duke filluar një biznes nga fillimi. Qe tamam në këtë periudhë që një mik i sugjeroi Petiti, Shoqërinë e Kursim Kreditit UniFin (në atë kohë me emrin Haba), dega Divjakë, e cila kish ndihmuar disa familje në këtë zonë në përballjen me sfidat ekonomike.
Petiti iu bashkua SHKK-së më 2005 dhe mori huanë e parë prej €1,450. Kjo hua i lejoi të blejë fara, pompa uji, pesticide dhe fillimin e mbjelljes së 1 hektari tokë. Si fillim prodhimi mjaftonte sa për të mbukuar konsumin personal të familjes, por diç mbetej për t’u shitur në pazarin e zonës. Me të ardhurat e fituara, edhe pse jot ë mëdh, Petiti mundi t’i paguaj këstet e huasë pa problem. Ai filloi të shesë shumicën e prodhimit të tij dhe të fitojë mjaftueshëm sa për të investuar sërish në tokën e tij. Prodhimi u rrit në mënyrë të ndjeshme dhe Petiti vendosi ta zgjerojë aktivitetin e tij me në focus një plan afatgjatë. Ai aplikoi për një hua të dytë prej 2200 € me qëllim marrjen me qera dhe zhvillim e një hapësire të dytë prej 1 hektari.
Sot, Petiti ka gjithsej 3 hektarë tokë në të cilat mbjell një gamë të gjerë perimesh sipas sezonit dhe kërkesës së tregut. Ai ka marrë 5 hua nga SHKK-ja të cilat variojnë nga 400 € deri në 2200 €. Duke ia shtuar këto hua kursimeve të veta, Petiti mundi të blejë një traktor të përdorur i cili e ndihmoi Petitin të intensifikojë, zgjerojë dhe diversifikojë prodhimin. Tani e gjithë familja është përfshirë në biznes dhe prodhimi i tyre nunk shitet vetëm në tregun vendas por eksportohet dhe jasht tij, drejt vëndeve fqinj. Petiti konsiderohet sot si një sipërmarrës i suksesshëm. Nga ana tjetër, petiti beson se cilësia e edukimit është një factor i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve të tij. Prandaj, me kursimet e grumbulluara, tashmë ai ka mundësi që fëmijët e të shkojnë në Universitet.
Sot, bujqësia konsiderohet si një burim i sigurt të ardhurash për Petitin dhe familjen e tij. Më parë, toka ishte një mjet i mirë ushqimi për familjen, sot është një burim i mirë të ardhurash.
Petit ii është shumë mirënjohës SHKK-së dhe pohon se: “ Asistenca e Shoqërisë së Kursim Kreditit, më ka dhënë mua dhe familjes time një ndihmë të madhe. Situata jonë ekonomike është shumë më mirë. Standard ii jetesës është rritur duke ndryshuar pozitivisht jetët tona.”
Duhet thënë se Shoqëritë e Kursim Kreditit japing ndihmë të vazhdueshme për anëtarët e tyre, të cilët në të shumtën e rasteve nuk kanë mundësi të marrin ndihmë financiarë nga Institucionet e tjera në vend.