Konceptet bazë financiare

keshilla-financiare

Ki pritshmëri të realizueshme
Mos planifiko të bëhesh i pasur Brenda natës. Të ndërtosh pasurinë kërkon kohë dhe fillimi është gjithnjë i vogël. Të vendosësh pritshmëri reale do të sigurojë qëndrueshmëri duke bërë që mos hiqni dorë nga objektivat.

Jeto brenda buxhetit që ke
Të bësh shumë para nuk do të thotë që do të ndërtosh një pasuri të qëndrueshme pa kursyer. Të jetosh disi nën mundësitë maksimale që ked he të kursesh një përqindje të të ardhurave është çelësi i një pasurie afatgjatë.

Shmangiu borxheve të kartës së kreditit
Të jetosh i lirë nga borxhet e kartës së kreditit është thelbësor nëse do të ndërtosh pasuri. Taksat e larta dhe përqindjet e interesave mund t’ju penalizojnë shumë në rast se nuk bëni kujdes. Nëse aktualisht jeni në borxh karte krediti atëherë fokusohuni që të dilni sa më shpejt prej tij.

Racionalizo shpenzimet
Ky duket një rregull i thjeshtë por shpesh qëllon të neglizhohet. Para se të shpenzoni para mbi dicka, përdor llogjikën e thjeshtë që të siguroshesh se nuk po shpërdoron para dhe se po merr vlerën më të mirë mbi paratë e shpenzuara.

Fillo të kuptosh koston opportune
Meqënëse paratë janë të limituara, jeta në fund të fundit është vec se një zinxhir zgjedhjesh mes skenarësh të ndryshëm. Ji i vetdijshëm mbi këto oportunitete dhe koston e secilit dhe sigurohu t’i përdorësh sa herë je para një vendimi financiar.

Kupto vlerën e kohës së parave
Sa më gjatë investon 10 lekë, aq më shumë do të vlejnë ato 10 lekë. Nëse 10 lekëshi investohet për 30 vite, ky 10 leksh do të vlejë disa herë më shumë se nëse e investon për 5 vjet. Përdore këtë concept kur investon para.

Kupto siç duhet efektin e rritjes së parave të investuara
Paratë rriten me ritme shumë të shpejta cdo vit për shkak të efektit “coumpound”. Mëso se si funksionon ky rregull financiar dhe aplikoje në financat e tua personale.

Merr risqe të përshtatshme
Personat që marrin risqe ekstreme janë ndër personat më të pasur në botë. Ata janë gjithashtu më të varfrit. Njerëzit që nuk marrin risqe mbeten gjithnjë mbrapa investitorëve të tjerë. Mëso sit ë marrësh sasinë e duhur të riskut sipas situatës tënde.

Gjej mënyra për të kursyer para.
Tani që ke filluar të shlyesh borxhin, të kursesh para, dhe ndoshta të investosh, është koha e duhur për t’i dhënë vetes kurajo dhe për të gjetur mënyra të reja kursimi për t’ia shtuar pasurisë.

Investo me një kornizë të re në mendje
Ajo që nënkuptohet këtu është se duhet me tërmend të strukturoni mënyrën se si i shihni paratë dhe vendimet financiare nëse doni të maksimizoni pasurinë tuaj. Cdo vendim financiar që merrni, trajtojeni si një investim. Përshembull, nëse jeni duke vendosur nëse do të darkoni diku sonte, nëse do të bleni një abonim dixhital apo jo, një makinë, nëse do të shkoni apo jo tek i dyqani për të blerë rroba: shiheni cdo vendim si një investim. Shumë mirë nëse shpenzoni para, por do të surprizoheshit se sa mund të akumuloni nëse filloni të investoni me një kornizë të re në kokë.

Filloni sa më shpejt të mundeni
Nëse prisni deri sat ë keni para, do të jetë shumë vonë. Duhet të filloni të gjeni mënyra për të kursyer dhe investuar sa më shpejt të mundeni. Të presësh deri vonë e bën realizimin shumë më të vështirë.

Vendosni prioritete në investimet tuaja
Shikojini investimet dhe shlyerjen e borxheve në të njëjtën kohë dhe vendosni prioritet aty ku paratë duhet të shkojnë cdo muaj bazuar në faktorë të tillë si normat e interest apo avantazhet e taksimit.

Diversifiko investimet dhe pasurinë
Mos akumulo cdo gjë në një vend të vetëm. Shpërndajini kursimet dhe investimet në drejtime të ndryshme si stoqe, bono, pasuri të patundshme etj.

Konceptet bazike financiare
Këto koncepte financiare mësohen në cdo shkollë biznesi porn ë fakt ato duhet të mëshen nga secili prej nesh njësoj. Përdori këto koncepte në avantazhin tënd nëse do të ndërtosh një pasuri të qëndrueshme dhe afatgjatë.